Batatina premton se Llapi do të kthehet, i godet rëndë kritikët - Gazeta Express
string(62) "batatina-premton-se-llapi-do-te-kthehet-i-godet-rende-kritiket"

Futboll

Gazeta Express

15/09/2025 9:19

Batatina premton se Llapi do të kthehet, i godet rëndë kritikët

Futboll

Gazeta Express

15/09/2025 9:19

Llapi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Superligën e futbollit.

Llapjanët gjenden në fundin e tabelës, ndërsa i kanë regjistruar 2 barazime e 2 humbje në 4 xhirot e para, pa e shijuar ende fitoren, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe në sezonin e kaluar ekipi nga “Zahir Pajaziti” mezi shpëtoi pa rënë nga Superliga duke e siguruar qëndrimin aty vetëm përmes barazhit.

Sidoqoftë, trajneri Tahir Batatina siguron se më nuk do të përsëritet sezoni paraprak duke garantuar se Llapi do të rikthehet.

Po ashtu, ai përmes një postimi në rrjetet sociale i goditi edhe kritikët e tij.

Postimin e Batatinës në Facebook mund ta shihni më poshtë. /Gazeta Express