Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e ka hapur fushatën në Lipjan, qytet që e qeveris përmes kryetarit Imri Ahmeti.
Ahmeti po synon një tjetër mandat në krye të Lipjanit.
Ai hapjen e fushatës e ka përshkruar si madhështore – me mbështetje masive.
“Hapje madhështore e fushatës! Mbështetja juaj masive i bën tubimet tona edhe më të bukura dhe plot entuziazëm. Faleminderit, Gadime”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Express