Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj - Gazeta Express
string(112) "rama-drejtesi-vetem-drejtesi-asgje-me-shume-dhe-asgje-tjeter-pervec-drejtesise-per-kosoven-dhe-clirimtaret-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 17:13

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 17:13

Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale, duke publikuar një fotografi nga protesta e sotme në Hagë, që mblodhi mijëra njerëz në një park të madh në qytetin holandez.

⚖️Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj🇽🇰🇦🇱“, shkroi Edi Rama në një postim në Facebook.

Rama e mbështeti protestën edhe para nisjes së saj.

“LIRIA KA EMËR🌹“, shkroi Rama mbi një video të publikuar, ku shihen automjete me flamuj kombëtarë dhe ata të UÇK-së në Holandë.

Duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi si “komandant”, Rama shtoi: “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant🇦🇱❤️🇽🇰 LIRI PËR ÇLIRIMTARËT🫶“.