Malisheva e ‘shokon’ Gjilanin, Prishtina e Re e mposht Llapin - Gazeta Express
string(58) "malisheva-e-shokon-gjilanin-prishtina-e-re-e-mposht-llapin"

Futboll

Gazeta Express

14/09/2025 17:05

Malisheva e ‘shokon’ Gjilanin, Prishtina e Re e mposht Llapin

Futboll

Gazeta Express

14/09/2025 17:05

Superliga e Kosovës vazhdoi sot me xhiron e katërt në edicionin e ri.

Katër ndeshje janë zhvilluar nga ora 15:00, me të katër ndeshjet që tashmë janë mbyllur dhe janë mësuar rezultatet përfundimtare.

Dukagjini i Ismet Munishi i ka bërë konak Ferizajt në Klinë, me vendasit që kanë fituar ndeshjen me rezultat minimal prej 2-0.

Golin e parë për nikoqirët e shënoi Iljasa Zulfiju, teksa të dytin e shënoi Egzon Sinani.  

Fitore minimale arriti edhe ekipi i promovuar këtë sezon në elitë, Prishtina e Re.

Prishtina e Re fitoi me rezultat prej 1-0 po ashtu ndaj Llapit. Golin për Prishtinën e Re e shënoi Toni Gomes në minutën e 13-të.

Befasia e ditës ndodhi në Gjilan. Malisheva e mposhti Gjilanin me shifrat prej 3-1 si mysafire, pas një starti katastrofal të sezonit.

Edhe Ballkani arriti fitore – të dytën radhazi – pasi e mposhti Drenicën në Suharekë.

Ballkani fitoi 3-0 me tregolëshin e shënuar nga Valentin Serebe.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” nga ora 20:15 mes Prishtinës dhe Dritës, për derbin e kësaj xhiroje.

Prishtina deri më tani ka dy fitore dhe një humbje në tri xhirot e para, teksa Drita i ka vetëm dy ndeshje të zhvilluara. Njërën e ka humbur nga Ferizaj, teksa tjetrën barazoi 1-1 me Llapin në Podujevë.

Tabelës së klasifikimit momentalisht i prin Dukagjini me nëntë pikë, teksa Ballkani është i dyti me tetë pikë. Prishtina e Re është e treta me gjashtë pikë./GazetaExpress/