Derbi i Manchesterit, publikohen formacionet zyrtare: Donnarumma debuton me Cityn - Gazeta Express
string(79) "derbi-i-manchesterit-publikohen-formacionet-zyrtare-donnarumma-debuton-me-cityn"

Sport

Gazeta Express

14/09/2025 16:29

Derbi i Manchesterit, publikohen formacionet zyrtare: Donnarumma debuton me Cityn

Sport

Gazeta Express

14/09/2025 16:29

Derbi i Manchesterit është një nga ndeshjet më të zjarrta në elitën e futbollit anglez.

Pavarësisht formës që kalon njëra apo tjetra, kjo përballje gjithmonë premton spektakël.

Edhe Manchester City, por edhe Manchester United po kalojnë në një krizë rezultatet në këtë fillim sezoni.

Të besuarit e Pep Guardiolas kanë vetëm një fitore nga tri ndeshjet e para, duke humbur dy duele.

Ndërkohë, homologu i tij, Ruben Amorim me Unitedin ka një fitore, një barazim dhe një humbje.

Për ndeshjen e sotme, që nis nga ora 17:30 dyshja në fjalë kanë vendosur edhe për 11-shet startuese.

Guardiola ia ka besuar portën transferimit të ri, Gianluigi Donnarummas, teksa Phil Foden rikthehet në formacionin startues pas një kohe të gjatë.

FORMACIONET STARTUESE

CITY: Donnarumma; O’Reilly, Dias, Khusanov, Gvardiol; Rodri, Reijdners, Silva; Doku, Foden, Haaland.

UNITED: Bayindir; Yoro, De Ligt, Mazraoui; Dorgu, Fernandes, Ugarte, Shaë; Diallo, Mbeumo; Sesko.