Protestuesit në Hagë shpërndahen duke brohoritur emrin e Thaçit, policët bëjnë kordonin para Gjykatës Speciale - Gazeta Express
string(109) "protestuesit-ne-hage-shperndahen-duke-brohoritur-emrin-e-thacit-policet-bejne-kordonin-para-gjykates-speciale"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 15:18

Protestuesit në Hagë shpërndahen duke brohoritur emrin e Thaçit, policët bëjnë kordonin para Gjykatës Speciale

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 15:18

Ka përfunduar protesta në Hagë, me mijëra njerëz që pasi u mblodhën në një park në afërsi të Gjykatës Speciale, nisën të shpërndaheshin.

Disa protestues janë afruar te objekti i Speciales duke brohoritur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili bashkë me ish-krerë të tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Disa policë u rreshtuan pranë objektit të Speciales, siç shihet në disa fotografi të sjella nga T7.

Në mbyllje të protestës, pjesmarrësve iu kërkua të shpërndahen të qetë, “pa shkaktuar asnjë incident, në mënyrë që të mos kemi asnjë problem me autoritetet shtetërore”.