Dy persona janë gjobitur në Mitrovicë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP).”
Kallxo.com raporton se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetem dhe një qytetar, të cilët kanë pasur një mosmarrëveshje.