Mexhiti: Situata në Trubarevë është nën kontroll, inspektorët e mjedisit jetësor janë në terren - Gazeta Express
string(93) "mexhiti-situata-ne-trubareve-eshte-nen-kontroll-inspektoret-e-mjedisit-jetesor-jane-ne-terren"

Maqedoni

Gazeta Express

14/09/2025 12:48

Mexhiti: Situata në Trubarevë është nën kontroll, inspektorët e mjedisit jetësor janë në terren

Maqedoni

Gazeta Express

14/09/2025 12:48

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti mbrëmë e ka vizituar vendin e zjarrit në Trubarevë, në objektin për riciklimin e baterive dhe mbeturinave elektronike.

“Me të drejtë ka shkaktuar shqetësim te të gjithë qytetarët. Erdha në Trubarevë dhe pashë me sytë e mi tmerrin që shkaktoi ky incident i rëndë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, të gjitha shërbimet kompetente – Ministria e Mjedisit Jetësor, ekipet e zjarrfikësve dhe institucionet e tjera – ndërhynë në kohën e duhur dhe situata aktualisht është nën kontroll. Që nga ora 14:00, inspektorët kanë qenë në terren dhe po matin cilësinë e ajrit. Rezultatet e para nga Inspektorati Shtetëror dhe laboratorët e specializuar priten shumë shpejt. Ato do të jenë të disponueshme publikisht menjëherë pas përpunimit të tyre. Deri atëherë, ju bëj thirrje të gjithëve të ndiqni rekomandimet e Ministrisë për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë suaj”, tha Mexhiti.

Në kumtesën e kabinetit të tij, ministri i Mjedisit Jetësor thekson se kompania në objektin e të cilit dje pasdite në Trubarevë shpërthye zjarr posedon leje dhjetëvjeçare, të lëshuar në vitin 2021.