Rama mbështet protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant - Gazeta Express
string(81) "rama-mbeshtet-protesten-ne-hage-me-zemer-e-mendje-jam-edhe-une-atje-sot-komandant"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 12:39

Rama mbështet protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 12:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka mbështetur në Facebook protestën që pritet të nisë pas pak në Hagë, “kundër padrejtësisë”, në kundërshti të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“LIRIA KA EMËR🌹“, shkroi Rama mbi një video të publikuar, ku shihen automjete me flamuj kombëtarë dhe ata të UÇK-së në Holandë.

Duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi si “komandant”, Rama shtoi: “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant🇦🇱❤️🇽🇰 LIRI PËR ÇLIRIMTARËT🫶“.

Protesta pritet të nisë në 14:00.