Përtej transferimeve spektakolare me emra të mëdhenj, Barcelona dhe Real Madrid nuk e kanë lënë pas dore strategjinë e tyre afatgjatë: investimin tek talentet e reja që mund të shndërrohen në yje të së ardhmes.
Objektivi i fundit: Aaron Bouwman
Qendërmbrojtësi holandez i Ajax, Aaron Bouwman, ka tërhequr vëmendjen e dy gjigantëve të Spanjës. I sapo promovuar në ekipin e parë të Ajax këtë sezon, 18-vjeçari konsiderohet nga shumë ekspertë si “Virgil van Dijk-i i ri”, një shenjë që tregon potencialin e tij të madh në mbrojtje.
Talent i klasit të parë dhe me një vizion të shkëlqyer në fushë, Bouwman ka ngjallur interesin e disa klubeve europiane, por Barcelona dhe Real Madrid duket se janë në krye të garës për shërbimet e tij.
Skautët e në krye të detyrës
Të dy klubet kanë vendosur të kenë monitorim të vazhdueshëm mbi lojtarin këtë sezon. Secili trajner dhe skaut do të ndjekë nga afër performancat e tij, duke vlerësuar aftësitë në mbrojtje, reagimin në situata të ndryshme dhe adaptimin ndaj lojës në nivel të lartë.
Në rast se Bouwman konfirmon potencialin e tij, nuk do të jetë aspak surprizë nëse sezonin e ardhshëm ai do të shohë La Ligën nga Barcelona apo Real Madrid, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij dhe duke u bërë pjesë e rivalitetit më të madh të futbollit spanjoll. /GazetaExpress/