Kryetari i Istogut Ilir Ferati, ka reaguar pas hapjes së fushatës nga Lidhja Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e tetorit, duke thënë se ‘‘sot nisim rrugëtimin e madh, rrugëtimin drejt fitores së madhe të LDK’’.
Ferati i është drejtuar qytetarëve duke thënë se ‘‘Bashkë me ju si përherë për Istogun e të gjithëve e për të gjithë pa dallim’’.
Postimi:
Të dashur qytetarë,
Sot nisim rrugëtimin e madh, rrugëtimin drejt fitores së madhe të LDK-së.
Bashkë me ju si përherë për Istogun e të gjithëve e për të gjithë pa dallim!
Çdo ditë do të jemi bashkë, do të takohemi, do të dëgjojmë njëri-tjetrin, do të punojmë krah për krah.
Sepse Istogun nuk na e bën askush tjetër, Istogun e bëjmë NE dhe e mbajmë NE!
Istog i qetë. Istog i drejtë, Istog i pathyeshëm.
#Fitore!
#RrugëtimiYnëVazhdon
#LDK113
I juaji,
Iliri