“Deklarata e SHBA'së s’do të mbetet pa shenjë- Nëse pas 5 viteve flet për vjedhje je gënjeshtar’’, Baton Haxhiu analizon fushatën - Gazeta Express
string(123) "deklarata1-e-shbase-sdo-te-mbetet-pa-shenje-nese-pas-5-viteve-flet-per-vjedhje-je-genjeshtar-baton-haxhiu-analizon-fushaten"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 21:22

“Deklarata e SHBA’së s’do të mbetet pa shenjë- Nëse pas 5 viteve flet për vjedhje je gënjeshtar’’, Baton Haxhiu analizon fushatën

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 21:22

‘‘Nis fushata, kush i merr komunat’’, është tema që po diskutohet sonte në Pressing në T7.

Mes të ftuarve është edhe Baton Haxhiu. Ky i fundit vlerësoi se hapja e fushatave është depresive.

‘‘Me të thanë të drejtën hapja e fushatës është depresive në të tana pikat, nuk është dëshirë për festë, por është një moment kur fjalët ëndërr e fjala projekte, e fitorja ndaj të keqes janë fjali të cilat janë përpjekje për fyerje ndaj njëri tjetrit’’, tha ai.

Ai komentoi edhe pezullimin e dialogut strategjik nga SHBA-të duke thënë se kjo gjë nuk do të mbetet pa shenjë.  

‘‘Pas asaj deklarate të ambasadës së SHBA-së, drejtuar një njeriu, e ai është Albin Kurti, deklaratë kjo e cila nuk do të mbetët pa shenjë. Në variantet normale të komunikimit publik kjo është përzierje direkte në fushatën zgjedhore, por kjo përzierje është e qëllimshme, realisht është njëfarë sinjali për qytetarët, për arsye se akuza ndaj lideri që është planprishësi kryesor, tregon se është fillim i fushatës me një damkë që do të jetë pjesë e një debati i cili është i televizionit më shumë se sa i partive’’, tha ai.

Haxhiu komentoi edhe deklaratat e Kurtit duke thënë se ky i fundit po përdor fjalorin e njëjtë edhe pas 5 viteve.

‘’Tash për tash fushatat zgjedhore janë replikim i keq i fushatave të kaluara. Mos të flas për gjuhen e Albinit, që deshi me i dhanë fuqi Hajrullahut me të njëjtën fjalor, fjali diskurs të paqëndrueshëm, sepse ai po harron se qe 5 vite është në pushtet, dhe po flet për vjedhje. Nëse pas 5 vitesh ti flet për vjedhje, ti je gënjeshtar publik’’, ka thënë ai.  /GazetaExpress