Uran Ismaili hap fushatën: Koha për punë, ky është vizioni im - Gazeta Express
string(59) "uran-ismaili-hap-fushaten-koha-per-pune-ky-eshte-vizioni-im"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 20:21

Uran Ismaili hap fushatën: Koha për punë, ky është vizioni im

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 20:21

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në tubimin hapës të fushatës së tij “Koha për Prishtinën”, ka prezantuar pesë zgjidhjet kryesore të programit që synojnë të nxjerrin kryeqytetin nga kaosi aktual. Pesë zgjidhjet e tij janë:

Zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve

Rrugë të sigurta, 24/7

Lagje të pastra, 24/7

Prej betonit te komuniteti

Prishtina e së ardhmes

Ismaili tha se qytetarët e kryeqytetit meritojnë zgjidhje konkrete dhe të matshme, duke theksuar se Prishtina nuk ka më kohë për inate. “Koha është për punë. Koha është për Prishtinën. Sot kemi një mundësi të madhe – ta kthejmë Prishtinën në qytet të mirëqenies, të sigurisë dhe të mundësive për të gjithë,” u shpreh ai.

Për zhbllokimin e trafikut, ai premtoi 100 autobusë të rinj, 60 semaforë shtesë, pesë parkingje “Park & Ride” në hyrjet e qytetit dhe një qendër moderne dixhitale për menaxhimin e trafikut.

Sa i përket sigurisë në lagje, plani i tij përfshin ndriçimin e mbi 1,000 rrugëve, ndërtimin e 450 kilometrave trotuare të reja, vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla e lagje dhe trajtim human për 5,000 qen endacakë.

Për një Prishtinë të pastër, Ismaili prezantoi shtimin e 60 kamionëve për mbeturina, vendosjen e 2,100 kontejnerëve nëpër lagje dhe hapjen e një deponie për mbeturina voluminoze dhe ndërtimore.

Në kuadër të kthimit të hapësirave publike për komunitetin, ai premtoi pezullimin e të gjitha lejeve të reja të ndërtimit për gjashtë muaj, mbjelljen e 100 mijë drunjve dhe sigurimin që çdo shtëpi të ketë një park jo më larg se 300 metra.

Pjesë e programit është edhe transformimi i Pallatit të Rinisë në kampus për Teknologji dhe Kulturë, hapja e 10 qendrave “Future Hubs”, dyfishimi i çerdheve publike dhe krijimi i hapësirave komunitare në çdo lagje.

“Ky pra është vizioni im për Prishtinën: një qytet që funksionon ditë e natë – për çdo lagje dhe për çdo qytetar,” tha Ismaili.