Rama: Ne jemi ata që dinë me shku Përtej, me infrastrukturë, teknologji, kulturë – ashtu siç ishim avangardë në rrugëtimin drejt lirisë - Gazeta Express
string(129) "rama-ne-jemi-ata-qe-dine-me-shku-pertej-me-infrastrukture-teknologji-kulture-ashtu-sic-ishim-avangarde-ne-rrugetimin-drejt-lirise"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 20:12

Rama: Ne jemi ata që dinë me shku Përtej, me infrastrukturë, teknologji, kulturë – ashtu siç ishim avangardë në rrugëtimin drejt lirisë

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 20:12

Ashtu siç ishte LDK-ja avangardë drejt lirisë, ashtu sot LDK-ja dinë të shkojë Përtej.

Me këtë frazë, Përparim Rama ka kërkuar nga përkrahësit e LDK-së të jenë të bashkuar, e të votojnë përtej.

“Në vitin 1989, ishin dr. Ibrahim Rugova me intelektualët më eminentë, ata që dëshmuan vizion, themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës, që u bë avangardë e rrugëtimit drejt lirisë dhe e avancimit politik e kulturor të krejt shqiptarëve në trojet që sundoheshin prej ish-Jugosllavisë. Përballë robërisë, ata mendonin PËRTEJ.  Sot, jemi ne avangarda e transformimit. Ne jemi ata që duam, ata që dinë me shku PËRTEJ. Prandaj ju ftoj, secilën dhe secilin që voton në Kryeqytet, të shkojmë PËRTEJ”, ka thënë Rama në fjalimin hapës të fushatës së LDK-së.

I pari i kryeqytetit ka përmendur premtimet kryesore, të cilat synojnë ta çojnë Prishtinën përtej.

“Me theks në infrastrukturë, teknologji, kulturë e mjedis.

PËRTEJ me infrastrukturën: me rrugë e unaza që lidhin dhe e ndërlidhin qytetin. Me parkingje për makinat. Me transport alternativ.  PËRTEJ me teknologjinë: me një qytet që përbrendëson  bashkëkohësinë. Tash që gjithkush ka qasje në internet dhe një telefon të mençur, ne shkojmë PËRTEJ duke e shndërru Prishtinën në qytet të mençur, në të cilin qytetari ndërvepron në kohë reale, si bashkëkrijues i shërbimeve, e jo veç si përfitues i tyre.  PËRTEJ me kulturën: me koncerte, festivale, evente që Prishtinën e lidhin me ajkën e komunitetit artistik botëror. PËRTEJ me mjedisin: me mijëra pemë, parqe të reja, platforma të gjelbëruara, transport ekologjik e energji të gjelbër. PËRTEJ, duke i trajtu këto si nënsistemet e të njëjtit organizëm, që është kryeqendra e krejt Kosovës, e që emnin e ka Prishtinë”, ka deklaruar Përparim Rama.