Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur në hapjen e fushatës së Uran Ismailit “Koha për Prishtinën”, ku në fjalimin e tij, ka treguar për punën dhe vullnetin që Ismaili ka për ta drejtuar kryeqytetin.
Krasniqi tha se Uran Ismaili kujtohet si ministër i drejtë e i suksesshëm që solli rezultate të prekshme, e këtë stil të punës, thotë se do ta ketë edhe si kryetar i ardhshëm i Prishtinës.
“Unë e Urani jemi rritur bashkë. Karriera e Uranit flet vet. Kur e merr diçka përsipër e qon deri në fund. Këtë e ka dëshmu si student, si aktivist, si ministër, si deputet. Urani si ministër solli transparencë, diciplionë. Sot me të drejtë qytetarët e kujtojnë si ministrin më të mirë e më të suksesshëm që solli rezultate të prekshme. Të njëjtin stil pune do ta sjell edhe në Prishtinë”, tha Krasniqi.
“Për neve fushtat nuk janë vec garë, por janë edhe festë, që bëjmë me qytetarët ane mbanë. Komunat që i kemi udhëhequr në këto 4 vite janë komunat që janë zhvilluar më së shumti në Kosovë. Janë dëshmia më e mirë, që modeli i PDK është qeverisja më e mirë… Ua them me bindje po ne presim fitore në këto zgjedhje në shumicën e komunave të Kosovës. Është koha për Prishtinën, është koha për Uranin”, përfundoi Krasniqi.
Në këtë tubim, Ismaili do të shpalosë programin e tij zgjedhor dhe pesë zgjidhjet kryesore për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme, duke prezantuar gjithashtu edhe ekipin e asambleistëve me të cilët synon të qeverisë kryeqytetin në katër vitet e ardhshme. Ai ka paralajmëruar se për secilën lagje të Prishtinës do të ketë plane dhe buxhet të dedikuar, të cilat do t’u përgjigjen drejtpërdrejt problemeve specifike të banorëve.