Limaj në hapjen e fushatës së NISMA-s: Kosova po trajtohet si lodër, po e duan vetëm kur janë në pushtet - Gazeta Express
string(102) "limaj-ne-hapjen-e-fushates-se-nisma-s-kosova-po-trajtohet-si-loder-po-e-duan-vetem-kur-jane-ne-pushtet"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 19:27

Limaj në hapjen e fushatës së NISMA-s: Kosova po trajtohet si lodër, po e duan vetëm kur janë në pushtet

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 19:27

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se janë parë ndryshime qëndrimesh dhe vota që dikur nuk besohej se do të ndodhnin. Sipas tij, Kosova po trajtohet si lodër nga pushtetarët që, siç tha ai, e duan vetëm kur janë në pushtet.

Këtë deklarim Limaj e bëri gjatë hapjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale 2025.

Ai tha se ata që synojnë të jenë në kryetituj, hyjnë në konflikte përmes akuzave apo duke folur “palidhje”.

“Ata që duan të jenë në kryetituj futën në konflikte përmes ndonjë akuze, përmes ndonjë shpifje, apo mashtrimi apo ndonjë fjale ‘palidhje’. Por, ato harrohen, sikur çdokund tjetër edhe në politikë mbahen mend veprat, projektet e mëdha, idetë. Në politikë është ideja dhe shkon pas saj për ta ndërtuar atë ide dhe kthyer qytetarit. Politika nuk është në shërbim të politikanit. Politikani dhe politika është në shërbim të qytetarit. Dhe ne dallojmë shumë prej të tjerëve…Keni parë ndryshim qëndrimesh, keni parë edhe atë që s’keni besuar, keni parë votë që s’iu ka shkuar mendja se do të votohet…Çdo gjë keni parë e shumë gjëra do të shihni. Ju po e shihni se çka do të thotë të merret Kosova si lodër e me dashtë Kosovën kur të jesh në pushtet. Kosova duhet në çdo rrethane pa kushte ”, tha Limaj, raporton kp.

Krahas kësaj, në hapjen e fushatës Limaj tha se do të shkojnë fshat për fshat e lagje për lagje për të shfaqur vizionin e Nismës Socialdemokrate.

Slogani i Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 është “Përjetë Kosova”.

Kandidatja e Nismës për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, tha se në këtë komunë vendimet i merr dikush tjetër, por i nënshkruan kryetari aktual.

Siç tha ajo me këtë kandidaturë, do ta liron nga pengmarrja kryetarin aktual të Vushtrrisë.

Ndërsa kandidatja për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, tha se politika duhet ta ketë shpirtin e një nëne siç tha ajo për të ndërtuar një shtëpi më të mirë për të gjithë fëmijët.

Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje garon në gjashtë komuna me gjashtë kandidatë për kryetarë dhe mbi 400 kandidatë për asamblistë.