Euro në minimum historik, këmbehet me 97 lekë - Gazeta Express
string(44) "euro-ne-minimum-historik-kembehet-me-97-leke"

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2025 15:55

Euro në minimum historik, këmbehet me 97 lekë

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2025 15:55

Euroja ka shënuar një tjetër nivel rekord të ulët, duke u këmbyer me vetëm 97 lekë. Krahasuar me një vit më parë, monedha europiane është zhvlerësuar me 2.6%.

Gjatë vitit 2025, euro ka pësuar luhatje të vazhdueshme me një tendencë të qartë rënëse. Nga mbi 100 lekë në janar, ajo ka zbritur gradualisht, duke prekur 97 lekë në shtator, një rënie rreth 3% brenda 8 muajve.

Ekspertët shpjegojnë se një nga arsyet kryesore është oferta e lartë e valutës në treg, pasi vetëm gjatë periudhës janar-gusht janë tërhequr mbi 500 milionë euro nga tregu vendas për shkak të prurjeve nga turizmi dhe remitancat.

Një lek i fortë ka ndikime të dyfishta: rrit kostot për bizneset importuese, por përmirëson fuqinë blerëse të qytetarëve dhe ndihmon në uljen e inflacionit të importuar. Sipas ekspertëve, zhvillimet e ardhshme do të varen nga hyrjet valutore dhe balanca e tregtisë së jashtme.