Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët - Gazeta Express
string(72) "vijon-fshesa-e-ikmt-ne-valbone-16-objekte-do-te-prishen-nga-vete-banoret"

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2025 15:39

Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2025 15:39

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.

Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.

Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri.