Aksident i rëndë në Lushnje, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur - Gazeta Express
string(56) "aksident-i-rende-ne-lushnje-1-i-vdekur-dhe-3-te-plagosur"

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2025 8:00

Aksident i rëndë në Lushnje, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2025 8:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 13 shtator, në fshatin Çermë Sektor në Lushnje. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë një person.

Bëhet fjalë për një 47-vjeçare e cila ishte duke udhëtuar si pasagjere në atë moment. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur tre persona, drejtuesi i makinës, një 63-vjeçar, dhe pasagjerët A.M., 37 vjeçe dhe një 15-vjeçar.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.