Rama: Lirimi i hapësirave publike vijon pa ndërprerje edhe gjatë fundjavës - Gazeta Express
string(73) "rama-lirimi-i-hapesirave-publike-vijon-pa-nderprerje-edhe-gjate-fundjaves"

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2025 13:59

Rama: Lirimi i hapësirave publike vijon pa ndërprerje edhe gjatë fundjavës

Shqiperi

Gazeta Express

13/09/2025 13:59

Në të gjithë vendin po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, të cilat kanë zaptuar trotuare dhe ambiente të përbashkëta të qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga terreni, ku po punohet për çmontimin e strukturave metalike të ngritura pa leje mbi trotuare dhe rrugë publike.

Ai theksoi se puna për kthimin e hapësirave në shërbim të komunitetit vijon pa ndërprerje, edhe në fundjavë.“Ecim, pa të shtunë e pa të dielë”, shkroi Rama në rrjete sociale, duke nënvizuar angazhimin e pandalur të strukturave shtetërore.