Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet komunale i është drejtuar kandidatëve për kryetarë komunash me një fjalim ku përveç lëvdatave për ta, pati edhe thirrje për qeverisje të mirë.
Ai tha se qeverisja e mirë e tyre iu jep “dritë e shpresë” qytetarëve të të gjitha partive.
“Aleanca 174 këtë 12 Tetor s’është vetëm parti politike. Ju s’jeni vetëm parti politike, ju jeni shumë më shumë. Ju jeni qeverisja e duhur për qytetarin e të gjitha partive apo edhe pa parti. Ju jeni qeverisja e mirë për qytetarin në komunat tuaja. Qeverisja juaj e mirë i jep dritë, i jep jetë, i jep shpresë qytetarit të të gjitha partive apo pa parti, në komunat tuaja por edhe përtej komunave tuaja, në gjithë Republikën tonë të dashur”.
“Mirënjohje për ju, mos u ndalni, qeverisni mirë për të gjithë, pa dallim. Bëni dritë, jepni shpresë jetës se kurrë më shumë s’ju ka dashtë qytetarit në komunat tuaja dhe Republikës tonë. 174 me 12 Tetor pa dallim partie politike. Qytetari juaj në komunat tuaja, në të gjithë Republikën, vëllezërit dhe motrat tanë në mërgim, Aleatët tonë, NATO, Amerika, sytë i kanë nga ju”.