30 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-RMV, Ageler: Ndërtuam vlera të përbashkëta me respekt dhe besim - Gazeta Express
string(98) "30-vite-marredhenie-diplomatike-shba-rmv-ageler-ndertuam-vlera-te-perbashketa-me-respekt-dhe-besim"

Maqedoni

Gazeta Express

13/09/2025 12:16

30 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-RMV, Ageler: Ndërtuam vlera të përbashkëta me respekt dhe besim

Maqedoni

Gazeta Express

13/09/2025 12:16

Ambasadorja e SHBA-ve, Angela Aggeler ka uruar 30-vjetorin e fillimit të marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë e Veriut.

“Tre dekada më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Maqedonisë së Veriut formalizuan një partneritet të bazuar në besim dhe respekt të përbashkët për vlerat demokratike. Që atëherë, së bashku i kemi treguar botës se çfarë mund të arrihet me vullnet, kompromis dhe vendosmëri të durueshme. Dhe kemi treguar se si duken miqësia dhe bashkëpunimi. Programet dhe shkëmbimet akademike amerikane po fuqizojnë brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe udhëheqësve qytetarë, ndërsa investimet amerikane në Maqedoninë e Veriut kanë sjellë vende pune, inovacion dhe mundësi”, tha ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara, të mbajtur në Klubin e Përfaqësuesve në Shkup.