Lista Serbe ka nisur sot edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale. Siç raporton “KoSSev”, dy parullat kryesore të nisjes së kësaj fushate janë kërkesa për largimin e kryetarit aktual të Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq dhe shprehja e përkrahjes për kryeterroristin e sulmit të Banjskës Millan Radojiçiq.
“Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, kanë qenë parullat e vendosura në murin e sallës, siç raporton KoSSev.
Takimi me serbët lokalë po mbahet në amfiteatrin e një shkolle në veri të Mitrovicës.
Zgjedhjet lokale do të mbahen me 12 tetor dhe sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore./Express/