Uran Ismaili sot mban tubimin hapës të fushatës “Koha për Prishtinën” nga ora 19:00 - Gazeta Express
string(80) "uran-ismaili-sot-mban-tubimin-hapes-te-fushates-koha-per-prishtinen-nga-ora-1900"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 11:04

Uran Ismaili sot mban tubimin hapës të fushatës “Koha për Prishtinën” nga ora 19:00

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 11:04

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot do të mbajë tubimin hapës të fushatës së tij “Koha për Prishtinën”.

Ngjarja do të nisë nga ora 19:00 në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mblidhen qytetarë nga të gjitha lagjet e kryeqytetit.

Në këtë tubim, Ismaili do të shpalosë programin e tij zgjedhor dhe pesë zgjidhjet kryesore për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme, duke prezantuar gjithashtu edhe ekipin e asamblistëve me të cilët synon të qeverisë kryeqytetin në katër vitet e ardhshme.

Ai ka paralajmëruar se për secilën lagje të Prishtinës do të ketë plane dhe buxhet të dedikuar, të cilat, sipas tij, do t’u përgjigjen drejtpërdrejt problemeve specifike të banorëve.