OKB-ja kërkon fundin e Hamasit dhe zgjidhjen me dy shtete - Gazeta Express
string(57) "okb-ja-kerkon-fundin-e-hamasit-dhe-zgjidhjen-me-dy-shtete"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 8:31

OKB-ja kërkon fundin e Hamasit dhe zgjidhjen me dy shtete

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 8:31

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje me shumicë dërrmuese për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Rripin e Gazës si parakusht për një zgjidhje me dy shtete. Izraeli e hodhi propozimin.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti me shumicë dërrmuese një dokument që bën thirrje për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Rripin e Gazës. 142 vende, ndër to edhe Gjermania, votuan pro, kurse dhjetë shtete votuan kundër. Ndër shtete që votuan kundër ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Dymbëdhjetë shtete anëtare abstenuan.

“Si pjesë e përfundimit të luftës në Rripin e Gazës Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Rripin e Gazës dhe me angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare t’ia dorëzojë armët Administratës Palestineze”, thuhet në dokument. Në dokument dënohet gjithashtu sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Dokumenti u hartua nga 17 vende, ndër të cilat bënin pjesë Britania e Madhe, Kanadaja, Brazili dhe Jordania.

“Reklamë në kohën e gabuar”

Izraeli dhe aleati i tij më i ngushtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kritikuan ashpër dokumentin. Sepse në dokument bëhet gjithashtu thirrje për një zgjidhje me dy shtete, të cilën Izraeli e refuzon. Në dokument skicohen “hapa të prekshëm, të kufizuar në kohë dhe të pakthyeshëm” drejt bashkëjetesës midis Izraelit dhe palestinezëve. SHBA-ja e quajti votimin për këtë dokument një përpjekje tjetër për të bërë “një reklamë të gabuar në kohën e gabuar”, duke thënë se kjo minon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. Izraeli e hodhi poshtë deklaratën si të njëanshme dhe e quajti votimin “teatër”./DW/