Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë - Gazeta Express
string(55) "mot-me-diell-kete-fundjave-temperatura-deri-ne-30-grade"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 7:02

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 7:02

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e fundjavës, të shtunën kryesisht me diell. 

Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve, paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë.  Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 28C e 30C. 

Fryn erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja, 2-6m/s.

Të dielën duke shkuar nga mbrëmja vranësirat shtohen, e kalimi i sistemit frontal sjell të reshura përgjatë mëngjesit të ditës së hënë, kur dhe temperaturat pësojnë rënie deri në 23C e 25C.  Nga e hëna parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell.  Maksimalet shënojnë rritje deri në 27C, ndërsa minimalet zbresin në 9C e 10C. 

Të dielën fryn erë jugperëndimore mesatare 5-10m/s, ndërsa të hënën ndryshon drejtimin në verilindore e fryn me hove deri në 15m/s.