Limaj: Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA, goditja më e rëndë për Kosovën në 25 vjet – kërkon veprime urgjente për rikthimin e besimit - Gazeta Express
string(136) "limaj-pezullimi-i-dialogut-strategjik-nga-shba-goditja-me-e-rende-per-kosoven-ne-25-vjet-kerkon-veprime-urgjente-per-rikthimin-e-besimit"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 20:33

Limaj: Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA, goditja më e rëndë për Kosovën në 25 vjet – kërkon veprime urgjente për rikthimin e besimit

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 20:33

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm çështje politike, ato janë amaneti i brezit që I solli Kosovës lirinë dhe shtetin.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pezullimi i Dialogut Strategjik nga ShBA-ja është një nga goditjet më të rënda që ka përjetuar Kosova në këto 25 vite.

“Ky është sinjal i qartë se besimi me aleatin tonë jetik është cenuar, dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve. Kosova nuk e ka luksin të humbasë Amerikën”.

“Aleanca me SHBA-në është themeli i sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë. Çdo veprim apo qasje që e dëmton këtë marrëdhënie është veprim kundër interesit kombëtar”, ka thënë Limaj.

Limaj ka kërkuar veprime urgjente që të rregullohen marrëdhëniet me shtetin amerikan.

“Sot është moment reflektimi për institucionet e vendit: duhet kthim në rrugën e bashkëpunimit, transparencës dhe përgjegjësisë. Kërkoj veprime për rikthim urgjent të besimit dhe forcim të partneritetit me SHBA, sepse vetëm krah për krah me aleatët tanë euro-atlantikë mund të garantojmë një të ardhme të sigurt për Kosovën. Ky është detyrim ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj sakrificës së brezit që na solli lirinë”, theksoi Limaj.