Pezullimi i dialogut nga SHBA, deputeti i VV’së thotë se ‘‘kush qëndron, fiton’’ – Situatën e krahason me Defender23   - Gazeta Express
string(107) "pezullimi-i-dialogut-nga-shba-deputeti-i-vvse-thote-se-kush-qendron-fiton-situaten-e-krahason-me-defender23"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 20:20

Pezullimi i dialogut nga SHBA, deputeti i VV’së thotë se ‘‘kush qëndron, fiton’’ – Situatën e krahason me Defender23  

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 20:20

Ditën e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Për këtë vendim të SHBA-ve ka reaguar deputeti i VV-së  Arber Rexhaj. Ky i fundit në postimin e tij kujtuar se si më herë edhe FKS ishte larguar nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit, porse ky ushtrim u mbajt gjatë këtij viti.

Deputeti ka shtuar se ‘‘kush qëndron, fiton’’.

‘‘Para dy vjetëve e patën larguar FKS-në nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit. Sivjet u mbajt Defender 25, ku ishim edhe nikoqir e jo veç pjesëmarrës. Pastaj erdhën autoblindat dhe dronët. Kush qëndron, fiton.

Duhet të qëndrojmë, dhe: Fitojmë!’’, ka shkruar ai.