LSDM-ja kërkon ulje të çmimeve dhe rritje të pagave - Gazeta Express
string(51) "lsdm-ja-kerkon-ulje-te-cmimeve-dhe-rritje-te-pagave"

Maqedoni

Gazeta Express

12/09/2025 19:59

LSDM-ja kërkon ulje të çmimeve dhe rritje të pagave

Maqedoni

Gazeta Express

12/09/2025 19:59

Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, thotë se Maqedonia e Veriut po bëhet vend ku puna nuk vlerësohet, ndërsa nënçmohet dinjiteti i punëtorëve. Sipas saj qytetarët nuk po marrin asnjë ndihmë nga pushteti. Pyeti ministrin e Ekonomisë nëse do të ketë masa për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe rritjen e pagës minimale.

“Mos të mashtrohemi, ngadalësimi i inflacionit në nivel mujor për gusht, ashtu si dëshiron ta paraqesë kryeministri, nuk është tregues se diçka po përmirësohet. Vendi ka inflacion ndër më të lartët në Europë. Inflacioni mesatar në BE është 2.1%, ndërsa tek ne në gusht të këtij viti është dy herë më shumë, 4.4%. Vetëm produktet ushqimore janë shtrenjtuar për 6.7%, ndërsa perimet dhe frutat janë shtrenjtuar deri në 11% gjatë gushtit. Çmimet e të gjitha produkteve vetëm po rriten”. tha Jovanka Trençevska – deputete e LSDM-së.
Ministri i Ekonomisë u përgjigj, duke thënë se pikërisht kur LSDM ishte në pushtet, inflacioni ishte mbi 14 përqind, ndërsa tani, sipas tij, është përgjysmuar dhe është i qëndrueshëm. Sa i përket kërkesës për pagën minimale, Durmishi tha se ajo rritet në përputhje me ligjin për pagë minimale.

“Dua t’ju kujtoj se në kohën kur ju ishit në pushtet, në vitin 2022, inflacioni ishte 14.2 për qind. Në vitin 2023 ishte 9.4%. Këto janë shifra që e vështirësuan seriozisht buxhetin familjar të qytetarëve, ndërsa sot, në vitin 2025 dhe për këtë muaj për të cilin po flasim, inflacioni është përgjysmuar dhe i qëndrueshëm. Atëherë kishte luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, por edhe tani ka konflikte në këto zona”, u shpreh Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

Ndërkohë që partitë po akuzojnë njëra-tjetrën, shporta minimala sindikale, me të cilën llogariten shpenzimet e jetesës, ka arritur në 65.507 denarë. Vetëm për ushqim, një familje katër anëtarëshe ka nevojë për mbi 24 mijë denarë.