Mendimi për motin – 12.09.2025
Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e fundjavës, të shtunën kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjëve, paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 28C e 30C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja, 2-6m/s.
Të dielen duke shkuar nga mbrëmja vransirat shtohen, e kalimi i sistemit frontal sjell të reshura përgjatë mëngjesit të ditës së hënë, kur dhe temperaturat pësojnë rënie deri në 23C e 25C. Nga e hëna parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Maksimalet shënojnë rritje deri në 27C, ndërsa minimalet zbresin në 9C e 10C. Të dielen frynë erë jugperëndimore mesatare 5-10m/s, ndërsa të hënën ndryshon drejtimin në verilindore e frynë me hove deri në 15m/s.