Vlora Çitaku: Hashim Thaçi krijoi aleancë me SHBA nga Malet e Pashtrikut, Kurti e prishi nga zyra e tij komode në Qeveri - Gazeta Express
string(118) "vlora-citaku-hashim-thaci-krijoi-aleance-me-shba-nga-malet-e-pashtrikut-kurti-e-prishi-nga-zyra-e-tij-komode-ne-qeveri"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 17:45

Vlora Çitaku: Hashim Thaçi krijoi aleancë me SHBA nga Malet e Pashtrikut, Kurti e prishi nga zyra e tij komode në Qeveri

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 17:45

Deputetja e PDK-së dhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte arritur të krijonte aleancë me NATO-n dhe SHBA-në nga Malet e Pashtrikut, derisa për Kurtin thotë se arriti t’i rrënojë këto aleanca nga zyra e Kryeministrit, shkruan Gazeta Express.

Çitaku ka thënë se Kurti ka shkatërruar të gjitha urat e bashkëpunimit me aleatët nga komoditeti i zyrës së tij në kryeministri.

“Hashim Thaci nga malet e Pashtrikut krijoi aleancë me NATO-n e SHBA-në. E albin Kurti nga zyra e kryeministrit, me tërë komoditetin që të ofron të jesh kryeministër i Kosovës së pavaruar, ka arritur me sukses të rrënojë cdo urë bashkëpunimi”, ka thënë Çitaku./Express/