Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse - Gazeta Express
string(77) "behrami-nga-sot-kosova-i-bashkohet-gjeorgjise-qe-udhehiqet-nga-qeveri-proruse"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 17:19

Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 17:19

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës po e vendosin vendin në të njëjtën listë me Gjeorgjinë, për të cilën thotë se udhëhiqet nga një qeveri me orientim proruse.

“Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse. Para një viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar partneritetin strategjik me Qeverinë e Gjeorgjisë, i cili erdhi pas vendimit të partisë në pushtet, Dreami Gjeorgjian, me orientim prorus, për të pezulluar njëanshëm negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

Ai thotë se duke futur Kosovën në një listë me Gjeorgjinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po sinjalizojnë se veprimet e Albin Kurtit, i amnistuar nga presidentja Osmani, janë në kundërshtim me interesat strategjike të SHBA-së!”.

“Rrjedhimisht, veprimet e tyre janë duke i shërbyer interesave të Rusisë në rajon!”.