Cakolli: SHBA e ka pezulluar mekanizmin e "dialogut strategjik” deri më tani me Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë e Kosovën - Gazeta Express
string(110) "cakolli-shba-e-ka-pezulluar-mekanizmin-e-dialogut-strategjik-deri-me-tani-me-kinen-rusine-gjeorgjine-e-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 16:56

Cakolli: SHBA e ka pezulluar mekanizmin e “dialogut strategjik” deri më tani me Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë e Kosovën

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 16:56

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se SHBA në këto dy dekada të fundit ka ndërprerë ose pezulluar partneritete me katër vende: Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën.

Ai tha se vendimi i sotëm i SHBA-së për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovës dhe renditja e saj në listë me këto vende, përveç mesazhit diplomatik që jep, është “alarm i madh për kredibilitetin ndërkombëtar të vendit”.

“Në gati dy dekada të ekzistencës së mekanizmit të “dialogut strategjik”, SHBA-të e kanë pezulluar apo ndërprerë atë vetëm me katër shtete:

1. Kinën

2. Rusinë

3. Gjeorgjinë

4. Kosovën

Renditja e Kosovës në të njëjtën listë me Rusinë e Kinën, përveç se është mesazhi më i ashpër diplomatik nga SHBA-të, është edhe një alarm i madh për kredibilitetin ndërkombëtar të vendit”, ka shkruar Cakolli.

SHBA mori këtë vendim për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit./Express/