Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka mirëpritur hapjen e dyqanit të bamirësisë, një projekt humanitar i realizuar nga Komuna e Fushë Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Sot u hap një vend i shpresës për ata që kanë më së shumti nevojë. Dyqani i bamirësisë është shembulli më i mirë se si solidariteti dhe humanizmi kthehen në realitet të prekshëm për qytetarët tanë. Kjo nismë është jo vetëm ndihmë materiale, por edhe mesazh i fuqishëm se si duhet të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të dhembshur”, ka deklaruar Osmani.
Ai ka falënderuar posaçërisht Myftiun Naim Tërnava për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti.
“Përkushtimi i tij i pandalshëm ka qenë shtylla kryesore e kësaj ideje fisnike. Ky hap i sotëm është dëshmi se kur bashkohemi për të mirën, arrijmë ta bëjmë shoqërinë tonë më të fortë dhe më solidare”, ka shtuar Osmani.