Shqiprim Arifi-Kurtit: Mund të luash me Luginën, Maqedoninë e Veriut e Kosovën, por jo me SHBA-në - Gazeta Express
string(94) "shqiprim-arifi-kurtit-mund-te-luash-me-luginen-maqedonine-e-veriut-e-kosoven-por-jo-me-shba-ne"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 16:11

Shqiprim Arifi-Kurtit: Mund të luash me Luginën, Maqedoninë e Veriut e Kosovën, por jo me SHBA-në

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 16:11

Ish-kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi SHBA ka vendosur të pezullojë dialogun strategjik me Kosovën. Arifi ka thënë se Kurti mund të luaj me Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut, me popullin e Kosovës, por jo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mund të luash me Luginën e Preshevës, me Maqedoninë e Veriut, madje edhe me vet Kosovën e popullin e saj, por JO me SHBA-të!

Propozim i shpejtë: Meqë qeveria i dha surprizë politike popullit dhe dialogu strategjik u shtye, tani mund ta shtoni në menynë e ditës edhe “Çorbën e Krizës”! “, ka shkruar Arifi./Express/