Liderët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë ftuar për takim në Ambasadën e SHBA’së pas njoftimit se SHBA ka pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e plainfikuar strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.
Për këtë vendim ka njoftuar ambasada amerikane në Kosovë, e cila tha se veprimet e Qeverisë Kurti “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
SHBA tha se mbetet e përkushtuar të çojë përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës, raporton Gazeta Express.
“Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, tha ambasada amerikane.
Ajo shtoi se dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...