‘Lulekuqe në tetor’ ka një titull të çuditshëm, duke qenë se lulukuqet lulëzojnë në fillim të verës dhe kah tetori veç duhet të fishken.
LULEKUQE NË TETOR
Edhe retë diellore këtij mëngjesi nuk ia dalin të stisin funde të tilla.
As gruaja në ambulancë
Zemra e kuqe e së cilës lulëzon përmes palltos së saj aq mahnitshëm –
Një dhuratë, një dhuratë dashurie
Kryekëput e pakërkuar
Nga qielli
Zbehtësisht dhe flakërimshëm
Duke ndezur monoksidin e saj të karbonit, me sy
Ngecur përposh zjarrhedhësve.
O Zoti im, çka jam unë
Që këto gojë të vona të hapen për të bërtitur
Në një pyll ngrice, në agun e lulemisrit.
Even the sun-clouds this morning cannot manage such skirts./ Nor the woman in the ambulance/ Whose red heart blooms through her coat so astoundingly — // A gift, a love gift/ Utterly unasked for/ By a sky// Palely and flamily/ Igniting its carbon monoxides, by eyes/ Dulled to a halt under bowlers.// O my God, what am I/ That these late mouths should cry open/ In a forest of frost, in a dawn of cornflowers.
(Sylvia Plath, ‘Poppies in October’, Collected Poems, 1981)
KOMENT NGA: EVA LILJA
(Shkëputur nga kapitulli: “Temporal and spatial rhythms: The intermedia perspective”)
Si e lexoj unë, kjo poezi ka të bëjë me një grua që është duke lindur dhe tash po dërgohet në spital. Është një mëngjes i hershëm tetori dhe njerëzia po ngarendin për në punët e tyre. Lulekuqet e titullit nuk përmenden kurrë, por ca metafora mund të interpretohen si lulekuqe, “skirts” (fundet) [v.1], “gift” (dhuratë) [v.4] dhe “mouths” (gojët) [v.11]. Edhe gjëra të tjera të kuqe janë krahasuar me lulekuqet, si “sun-clouds” (retë diellore) [v.1], zemra e përgjakur e “the woman in the ambulance” (gruas në ambulancë) [v.3] dhe “qielli” i flakëruar i vargjeve 6-8. Në strofën e fundit, “Uni” i poezisë u vë veshin britmave të lulekuqeve. [v.11].
Skema e simboleve të ritmit të frazës ndjek normat strikte të gjuhës së folur për aq sa është e mundshme, por sigurisht ajo se si e kuptoj unë poezinë do të ketë ndikim mbi skemën në hollësi:
Theksat Raporti i theksave rrokjesorë
O oo OO OO o / oo O o OO 5 + 3 = 8 1.8 (1.6-2)
O o O o / oo O oo 2 1 3 3
o OOO / oo O o O oo 3 2 5 2.2 (1.3-3.5)
o O / o OO> 1 2 3 1.9
O ooo OO> 3 3 2
oo O> 1 1 3
O oo O oo 2 2 2.5
o O oo O o O o o / o O> 4 1 5 2.2
O oo O oo O o 3 3 2.7
O o O / o OO 2 2 4 1.8
o OOO . o OO o 3 2 5 1.6 (1.3-2)
oo O oo O / oo O o OO o 2 3 5 2.6 (3-2.3)
Këtu kam shënuar fokusin frazor me ndihmën e një unaze ekstra të theksuar. Kjo është për të nxjerrë në pah drejtimet frazore. Të spikaturat janë numëruar për frazë dhe për varg. Raporti i theksit rrokjesor na tregon nëse fraza ose vargu është i rëndë ose i lehtë, pra, nëse është i mbizotëruar nga theksat apo nga rrokjet e lehta. Nëse marrëdhënia normale është një ose dy rrokje të lehta për theks, një raport theksi prej 1.6 nënkupton një ndërtin skajshmërisht të rëndë, meqë ndarja e theksave është abnormale. Një raport prej, për shembull, 3.5 është bukur i lehtë dhe jep një varg kryesisht prej rrokjesh të patheksuara.
Vargu i parë i poezisë është shumë i gjatë dhe shumë i rëndë që të jetë i qëndrueshëm. Vargu ka një peshë abnormale me tetë rrokje të spikatura nga 14 sa ka gjuthsej. Ësht vendosur në një nivel të barabartë me vargun e fundit të gjerë që na mandëson të kthehemi të pushojmë. Sodiqoftë, ky varg i fundit është më i lehtë se sa vargu 1, është pakëz më i shkurtër dhe bart një seri vallëzuese anapestësh – një ritëm që rrjedh lehtësisht.
Peshë ekstra u është dhënë vargjeve 1, 4 dhe 10-11, siç e shihni nga shtylla në të djathtë. Në ato katër vargje raporti i theksit rrokjesor është më pak se 2, çka është diçka që haset rrallë në gjuhën e folur natyrshëm. Pesha e tyre i nxjerr ato vargje si pasazhet më domethënëse të poezisë. Lulekuqet prezantohen në fund fare të vargut 1, çka shkakton veprimin ngritës të vargut. Një sponde e vendosur menjëherë para vargut të thyer, diçka që ndodh disa herë këtu, po shtu do të krijojë një lëvizje në ngritje. Në strofën e fundit, vargjet 10-11 duken më tepër të qëndrojnë të palëvizshme me ngarkesat e tyre të rrokjeve të spikatura.
Drejtimet e kthyera mbrapa të ritmeve semantike dhe akustike u japin kuptim strofave 2-3.
Drejtimi akustik shtyhet përpara me ndihmën e enjambmenteve të forta, me njërin prej tyre që madje e tejkalon pauzën mes strofave (1.6). Dy strofat konsistojnë në një fjali të gjatë që formon një njësi rënëse në nivel semantik. “Love gift” e vargut të 4-të ofron qendrën e nxehtë të pasazhit; ajo që është më e rëndësishmja nxjerr kokën së pari në një figurë rënëse. Vargu 4 po ashtu ka një peshë ekstra akustike, që e përforcon semantikën. Ritmet semantike dhe akustike këtu janë në konflikt, meqë “love gift” e nxehtë paraqitet në fillim të pasazhit, ndërkohë që ritmi është duke shkuar vrullshëm përpara, pavarësisht faktit se gjëja më e rëndësishme tashmë veç është përmendur. Drejtimet akustike të pasazhit kryesisht janë duke u ngritur. Vargjet 4-5 mbyllen nga spondet që u japin një shtytje të fuqishme përpara, ashtu si efektet e enjambmenteve të vargjeve 4-6 dhe 8 dhe ky i fundit është shumë i fortë. Kjo do të thotë se drejtimi semantik dhe drejtimet e vargut janë në konflikt në këtë pjesë të poezisë. Daktilët e vargut të 9-të do ta harmonizojnë pasazhin.
Për të përfunduar, kjo poezi shquhet për peshën ekstra. Spondet dhe enjambmentet i shtojnë forcë akustike dhe drejtimet janë kryesisht në ngritje në një lëvizje të fortë përpara. Forca do të shkaktojë një vrull të fuqishëm ngritës – posaçërisht në strofat e mesme. Këto lëvizje të përsëritura baraspeshojnë njëra-tjetrën, por brenda vetevetes një varg i tillë ngritës është i pabalancuar. Forma ritmike e kësaj poezie është e larmishme dhe aktive.
Shënim biografik:
Eva Lilja është Profesor Emerita e letërsisë, e specializuar në poezinë moderniste, në Departamentin e Letërsisë, Historisë së ideve dhe Religjionit në Universitetin e Gothenburgut. Është pioniere e studimeve mbi vargun e lirë që nga teza e saj e doktoratës më 1981 dhe ka qenë themeluese dhe kryesuese e Shoqësisë nordike të studimeve metrike (1995-2009). Ajo ishte po ashtu e angazhuar si studiuese akademike suedeze për përpilimin e doracakut suedez të metrikës (1998-2006).
/Eva Lilja, ‘Rhythm in Modern Poetry’, Bloomsbury Publishing, 2023
/Përkthimi: Gazeta Express