Vladimir Vladimirovič Nabokov (1899-1977), poet, prozator, dramatug, eseist, kritik letrar rus, me nënshtetësi amerikane. I lindur në Rusinë perandorake, Nabokov i ka shkruar nëntë romanet e tij të para në rusisht (1926-1938) sa jetonte në Berlin, me gruan e tij Verën. U bë i njohur pasi u vendos në SHBA dhe nisi të shkruante në anglisht. Kishte shkruar po ashtu edhe në frëngjisht.
Shtatë vjet më parë patëm shkuar në Standesamt1. Sot, po ashtu, isha në një zyrë që të zgjas vizën e qëndrimit. Disa nëpunës të ngarkuar për këtë gjë nuk ishin aty. Më duhet të shkoj prapë nesër në mëngjes. Po për çdo rast, një shërbyes civil që refuzonte të më fliste në gjermanisht me pretekstin se ne, që të dy, ishim sllavë, ishte skeptik rreth mundësisë së qëndrimit të tim të mëtejmë në atdheun e tij. Nëse edhe nesër do të përpiqen të më vënë shkopin në rrota, unë thjesht s’do të çaj kokën, do të qëndroj sidoqoftë këtu deri më 20, pastaj le të ndodhë ç’të dojë. Mbase do të kem vështirësi në kufi për këtë shkak, por do të kaloj në anën tjetër. Se po të pyes ty unë, si guxojnë ata, ata minj gjirizesh, ara zotërinj përsosshmërisht të përfytyrueshëm, të më shkaktojnë mua kaq shumë telashe.
Dje tek Altschulerët u njoha me një dachshund të zi të dashur dhe shumë sharmant, që i përkiste djalit të tij2, edhe ai mjek. Është i martuar me një grua greke dhe ka dy vajza. Kanë një apartament të mrekullueshëm në një zonë me stil. Biri i tij ka një klientelë të gjerë. Ia tregova të moshuarit gishtin e lënduar. Një nyjë e pezmatuar. Të përdoren kompresa natën. Folëm për këtë e atë, rreth të njohurve tonë në Berlin, të njohurve tonë në Krime. Dachshundi nuk më shqitej. Donte ta përkëdhelja. Paskëtaj e tërë mbrëmjen pata ndjesinë se qimes së saj të zezë të butë mëndafshore në pëllëmbën time.
Dje erdhën Sikorski, Sergey Hesseni dhe Kovalevskët erdhën zvarrë po ashtu nga apartamenti i tyre. Ai ka një fytyrë të rrumbullakët të kuqe, tullac që në të ri, me një palë syze pa korniza, në pizhame dhe nuk ndihej mirë (ulcerë stomaku). Ajo është shumë e bukur, flet me r, flirton me sy.
I kam shkruar Mulmanit, por kam frikë se është peine perdue. Do të ta sjell të gjithë korrespondencën, Flaubertin dhe ‘Human Countenance’ të Gippiusit. Është një poezi e pështjelluar, por ka ca pjesë të mahnitshme dhe bukur frymëzuese. Për shembull, kjo strofë: ‘Nëse ju ende nuk besoni, le të shkojmë në det, të hedhim rrjetën, dhe një grumbull i madh peshqish të zënë do të na përgjigjen. Dhe si skllevër, pa u zënë me fjalë, hodhëm rrjetën në detin e tallazitur dhe u kënaqem që rrjetat tona ishin të rënda, të dendura dhe të zeza me peshq të bollshëm.’ A nuk të duket e bukur?
E kam joshur mamanë me Joycen. Por, fatkeqësisht, nuk mund ta gjesh këtu. Thjesht nuk e kanë nëpër biblioteka. Përveç në përkthim çek. Mund ta marr me mend sa e pakuptimtë është kjo. Përveç atyre që i përmenda, kemi takuar edhe Vacekun, një shërbëtor i vjetër çek që jetonte në shtëpinë e mamasë, pardje, si dhe loçka e Kirillit, Iroçka Vergun, pritej të vinte dje. Po s’e pa njeri.
Dua të shkruaj një libër harmonik, krejt të thjeshtë. Po deri më tash, shoh veç rrezet e tij të gjera dhe provoj një ndjesi këndshmërisht ankuese. Hm, si do t’ia dal kësaj. Mirë ta gjej edhe unë.
Për atë Zot, po sa shumë i lakmoj portokajtë. Këtu nuk i hanë gjithaq, por gjpja më e trishtë është se derisa jam këtu, m’i kënda më shumë se zakonisht.
Evgenia Konstantinova sapo ma solli një filxhan kafe, një simite, po më kërkon të të përcjell të falat e saj dhe po thotë: ‘E shtrenjta ime e shkretë, ajo ndihet aq e trishtuar pa ty sot.’
Mamaja është në leksionin e saj sot. Kirilli është në universitet. Moti është zbutur, por qielli është i hirtë. S’e merr dot me mend sa të çrregullt janë. Po e largove shikimin, ajo mund, për shembull, të lajë fytyrën e vockël të bebes në të njëjtën vorbë që e përdor për të gatuar supë dhe anasjelltas. Pardje isha dëshmitar i kësaj skene: Olga, në kauç, duke lexuar një vëllim fort të grisur të Herzenit, ndërkohë që fëmija ishte në dysheme, duke e thithur ëndërrimisht tasin e llamarintë.
Shënime:
Standesamt – Zyra gjermane regjistrimit civil. Nabokovi është duke i shkruar në përvjetorin e martesës.
Biri i tij, po ashtu mjek – Grigori Isaakoviç Altshulleri, biri i I. N. Altschullerit.
Mulman – I paidentifikuar.
Peine perdue – fr. mundim i kotë.
‘Human Countenance’ e Gippusit – Vladimir Vasilieviç Gippius, emër letrar i Vl. Bestuzhevit, Vl. Neledinskit (1876-1941), poet, prozator dhe kritik, i kishte dhënë mësim Nabokovit në Shkollën Tenishev në Petersburg; ‘Mbështetja njerëzore’ (Lik chelovecheskij), poezi narrative (Berlin, Epokha, 1922).
Vacek – I paidentifikuar.
/Marrë nga: Vladimir Nabokov, ‘Letters to Véra’, Penguin, 2014
/Përkthimi: Gazeta Express