ShBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, Rama: Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme, VV po i rrënin themelet e shtetësisë - Gazeta Express
string(90) "shba-pezullon-dialogun-strategjik-me-kosoven-rama-kosova-ka-hyre-ne-nje-faze-te-rrezikshme"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 14:42

ShBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, Rama: Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme, VV po i rrënin themelet e shtetësisë

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 14:42

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për ndërprerjen e dialogut strategjik nga ShBA-të me Kosovën.

Rama në një postim në Facebook ka thënë se kjo ështe zhvillim tejet shqetësues, duke theksuar se Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme, si pasojë e veprimeve të dëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Është momenti i fundit që qytetarët të reflektojnë seriozisht për këtë subjekt politik, i cili çdo ditë e më shumë po rrënon themelet e shtetësisë së Kosovës dhe raportet me aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Rama.