Masakra në Shkodër me 2 viktima, çfarë po heton policia - Gazeta Express
string(54) "masakra-ne-shkoder-me-2-viktima-cfare-po-heton-policia"

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 13:17

Masakra në Shkodër me 2 viktima, çfarë po heton policia

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 13:17

Policia e Shkodrës po vijon hetimet në lidhje me masakrën që ndodhi më 8 shtator, ku mbetën të vdekur dy persona ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Grupi hetimor është duke rindërtuar skemën e krimit përmes kamerave të sigurisë së lëvizjeve të autorit të dyshuar, 29-vjeçarit R.G, para dhe pas ngjarjes së rëndë.

Pas arrestimit, ai është marrë nga policia për të shpjeguar rrugën që ka ndjekur për t’u larguar. Siç mëson gazetarja Glidona Daci, gjatë shpjegimeve ai ka qenë kontradiktor.

Po ashtu, hetuesit kanë marrë dëshminë e M.L, lidhur me banesën e motrës së tij ku u gjetën armë, municione dhe dronë.

Ai ka deklaruar se shtëpia i takonte të motrës, të cilën e ka dhënë me qira banesën pasi jeton jashtë vendit. Për këtë arsye, ai do të vendosë në dispozicion edhe një kontratë.

Dyshohet se autori ka bashkëpunuar me më shumë se dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e larjes së hesapeve dhe që urdhri të jetë dhënë nga një grup kriminal.