Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj sjelljes së opozitës gjatë seancës së parë të Kuvendit të ri.
Pas mbylljes së seancës, e cila përfundoi me një protestë të deputetëve të opozitës që bllokuan foltoren, Rama ndau një bisedë me ministren e tij virtuale.
“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!” shkruan ai në një postim.
Më tej, Rama tregon se ka pyetur Diellën se si t’i bëhet situatës. Përgjigjja e saj ishte: “Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon”.