Diella nuk do të jetë vetëm ministrja që do të bëjë prokurimet publike, por edhe këshilltarja e kryeministrit Edi Rama në mandatin e katërt.
Këshillën e parë që ia ka dhënë kryeministrit ishte sot, ku Rama ka vendosur ta bëjë publike në rrjetet sociale.
Ai i ka kërkuar mendim për Diellës të cilën e ka pyetur lidhur me situatën e krijuar sot në seancën e parë plenare, ku opozita bllokoi foltoren.
“Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet, e pyeta
Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon, m’u përgjigj”, shkruan Rama.