Begaj dekreton Ramën si kryeministër, përfshihet edhe neni për ministren e krijuar me AI - Gazeta Express
string(87) "begaj-dekreton-ramen-si-kryeminister-perfshihet-edhe-neni-per-ministren-e-krijuar-me-ai"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 13:00

Begaj dekreton Ramën si kryeministër, përfshihet edhe neni për ministren e krijuar me AI

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 13:00

Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Në dekretin e firmosur nga Begaj, bie në sy një detaj interesant, pasi në nenin 2 shkruhet: “Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit te inteligjencës artificiale Diella”.

Pas mandatimit si kryeministër, Rama duhet ose të kthehet vetë në Presidencë ose me postë të dërgojë dekretet e ministrave të rinj.

Me marrjen e këtyre dekreteve presidenti do marrë kohën e vet të bëjë verifikimin e pastërtisë së figurës për ministrat e propozuar.

Pas verifikimit të figurës dekrete duhet të firmosen nga Begaj dhe nëse nuk ka kundërshtim dërgohen në Parlament. Javën e ardhme bëhet votimi i kabinetit të ri qeveritar, të cilët më pas do shkojnë në Presidencë dhe të kryejnë betimi me dorë në Kushtetutë.