Deklarata e Prattipati, Hamiti: Kurti po e katandisë Kosovën para syve të aleatëve duke qëndruar kryeministër jashtëligjshëm - Gazeta Express
string(122) "deklarata-e-prattipati-hamiti-kurti-po-e-katandise-kosoven-para-syve-te-aleateve-duke-qendruar-kryeminister-jashteligjshem"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 12:34

Deklarata e Prattipati, Hamiti: Kurti po e katandisë Kosovën para syve të aleatëve duke qëndruar kryeministër jashtëligjshëm

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 12:34

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, ka thënë se që kur Kurti është detyrën e tij si kryeministër, perspektiva e Kosovës është bërë e zymtë.

Sipas Hamitit, Kurti po e katandisë Kosovën para aleatëve, duke e mbajtur detyrën e tij të kryeministrit në mënyrë të kundërligjshme.

Zyrtari i LDK-së ka bashkëngjitur në reagimin e tij reagimin e të Ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati.

Reagimi  i plotë:

 Perspektiva e Kosovës me Albin Kurtin në detyrë është e zymtë

Çka duhet të bëjë tjetër deputeti Albin Kurti, që po e mban kundërligjshëm edhe detyrën e Kyeministrit në detyrë, për ta parë të gjithë se qysh po e katandisë Kosovën para syve tanë dhe të gjithë botës? Edhe të miqve tanë, siç janë SHBA-të.

“Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike”, ka theksuar e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, në një përgjigje për gazetën “Koha ditore”.

Diplomatja amerikane i bëri këto komente mbas fjalimit të liderit të VV-së në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, në të cilën bëri akuza të rënda ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.  (Ç’ është e vërteta, në një linjë me Kurtin ishin edhe komentet e Presidentes Vjosa Osmani këto ditë.)

Kur drejtuesi i Qeverisë së Vetëvendosjes e rrit paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë, e minon procesin politik në vend, i dobëson institucionet e Kosovës dhe i përkeqëson tensionet ndëretnike, çka duhet të bëjnë të tjerët? Më e pakta që mund të bëjë njeriu është të mos rreshtohet me Albin Kurtin. Më tej, t’i kundërshtojë këto tendenca anti-demokratike të tij.

Si Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen më të keqe në procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë. Me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit të vitit 2023, Kurti ka pranuar me krenari ‘vetëmenaxhim’ për serbët në Kosovë, domethanë autonomi politike-territoriale për këtë komunitet, që e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Thoshte se nuk e donte Asociacionin (“Zajednicën’ në diskursin e tij), u dha me dorën e vet më shumë se kaq serbëve, autonomi.

Për fajin e politikave të mbrapshta të Qeverisë së Albin Kurtit, Kosova i është nënshtruar një regjimi të ashpër sanksionesh ekonomike të BE-së nga qershori i vitit 2023. Për më pak se dy vjet, Kosovës i janë pezulluar mbi 600 milionë euro për projekte jetike për qytetarët e saj. Shifra do të jetë ngritur në ndërkohë.

Tash, po kjo BE, ky ne synojmë të integrohemi, e ka sanksionuar Albin Kurtin. Nuk do ta takojë në zyrat e Qeverisë sepse kundërligjshëm po i mban në të njëjtën kohë edhe detyrën e deputetit edhe postin e Kryeministrit të Kosovës.

Po bëhet e qartë se perspektiva e Kosovës me Albin Kurtin në detyrë është e zymtë.