Pas përfundimit të seancës së parë të Parlamentit të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla falënderoi qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen historike që i kanë dhënë Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaroi se objektivi i këtij mandati historik është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.“Faleminderit shqiptarëve në Shqipëri dhe Diasporë për nderin e madh të jemi shumica parlamentare më e madhe se asnjëherë më parë për realizimin e objektivit historik Shqipëria 2030 anëtare e Bashkimit Evropian”, shkruan Balla.Gjatë fushatës elektorale, Balla ka mbajtur detyrën e Drejtuesit Politik të PS për Diasporën, gjatë ushtrimit të së cilës ka theksuar se roli i shqiptarëve jashtë vendit është jetik për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.