Berisha hyn në Kuvend: PD po bën hap jolegjitim, por jemi në betejë - Gazeta Express
string(65) "berisha-hyn-ne-kuvend-pd-po-ben-hap-jolegjitim-por-jemi-ne-beteje"

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 10:10

Berisha hyn në Kuvend: PD po bën hap jolegjitim, por jemi në betejë

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 10:10

Në ditën e seancës së parë të legjislaturës së re, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Kuvend duke dhënë një deklaratë të fortë për mediat, në të cilën ka theksuar jo-legjitimitetin e parlamentit të ri, por edhe vendosmërinë e opozitës për të vazhduar betejën politike.

“Ky është një akt absolutisht në një mjedis jo legjitim”, tha Berisha, duke iu referuar pjesëmarrjes së deputetëve të PD-së në seancën plenare. Sipas tij, megjithë mungesën e legjitimitetit, ky është një hap strategjik në kuadër të përpjekjes më të fuqishme që Partia Demokratike ka ndërmarrë ndonjëherë.

Kreu i opozitës akuzoi parlamentin e ri si të dalë nga zgjedhje farsë dhe të kapur nga interesat kriminale:

“Ky parlament nuk është legjitim, është i karteleve të drogës dhe miliarda eurove të vjedhura shqiptarëve. Është parlamenti i dhunimit të fjalës së lirë dhe farsës elektorale”, deklaroi ai.

Berisha theksoi se pavarësisht kundërshtimit të thellë ndaj sistemit aktual, PD po hyn në Kuvend për të zhvilluar betejën e saj politike nga brenda institucioneve, duke e konsideruar këtë si një strategji të qëllimshme.

“Në këtë aspekt, hap më jolegjitim se kjo që po bën PD sot nuk ka, por ne kemi betejë dhe do vijojmë këtë betejë deri në realizimin e qëllimeve”, përfundoi Berisha.