“Parlamenti ra dje!”, Berisha: Nuk mund të ndryshohen komisionet pa ndryshuar Rregulloren - Gazeta Express
string(84) "parlamenti-ra-dje-berisha-nuk-mund-te-ndryshohen-komisionet-pa-ndryshuar-rregulloren"

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 10:49

“Parlamenti ra dje!”, Berisha: Nuk mund të ndryshohen komisionet pa ndryshuar Rregulloren

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2025 10:49

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas përfundimit të seancës plenare të sotme në Kuvend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të rregullores dhe manipulim të komisioneve parlamentare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se ndryshimet e bëra në përbërjen e komisioneve janë të pavlefshme, pasi sipas tij, ato nuk mund të bëhen pa ndryshuar më parë Rregulloren e Kuvendit.

“E nisi që dje në Asamble duke shkelmuar rregulloren. Asnjë komision nuk ndryshohet pa u ndryshuar Rregullorja. Morali i tij është vetëm droga,” – u shpreh Berisha.

Sali Berisha: E nisi që dje në Asamble duke shkelmuar rregulloren, asnjë komision nuk ndryshohet pa u ndryshuar Rregullorja.
Morali i tij është vetëm droga.
Ky është Parlamenti i atyre që thashë, nuk mund ta lija Llajon një mjek që nuk ka asnjë eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë siç duan? Ai nuk e di që Kuvendi u rrëzua që dje kur u njoftuan komisionet e reja.