Bardhyl Mahmuti përmes një postimi në faqen e tij i ka reaguar Ibrahim Kelmendit, pasi ky i fundit ka thënë se protesta në Hagë kundër Gjykatës Speciale i dëmton të akuzuarit dhe e komprometon shtetin e Kosovës.
Mahmuti ka thënë se nëse vërtetë kjo protestë do t’i dëmtonte të akuzuarit në Hagë, është i bindur që Ibrahim Kelmendi do të ishte organizatori kryesor për mobilizim për të shkuar.
Themeluesi i organizatës “Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur”, ka thënë se sapo e ka parë një postim të tillë të Ibrahim Kelmendit, e ka rezervuar biletën për të udhëtuar nga Gjeneva në Amsterdam për të marrë pjesë në protestë.
Reagimi i plotë i Bardhyl Mahmutit:
Ibrahim Kelmendi,
Nëse vërtet kjo protestë do t’i kishte dëmtuar të akuzuarit në Hagë, jam i bindur se ti do ishe organizatori kryesor i mobilizimit për të shkuar! « Sapo » lexova postimin tënd në facebook, e preva biletën e aeroplanit në destinacionin Gjenevë-Amsterdam!
Pas krejt fushatës që ke bërë kundër tyre, thirrjes për bojkot do t’i përgjigjen vetëm ata që ishin kundër UÇK-së.
Ftoj të gjithë ata që kanë mundësi, të vijnë në protestën e 14 shtatorit!