Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, ka folur për platformën suedeze “FotbollDirekt”, ku ka komentuar situatën e tij te “Dardanët”, mungesën e ftesës nga trajneri Franco Foda, si dhe fitoren historike të Kosovës ndaj Suedisë.
Celina, i cili aktualisht aktivizohet në elitën suedeze, u shpreh se nuk ka qenë pjesë e listës së fundit të Kosovës, por shpreson që rikthimi të ndodhë shumë shpejt, në muajin tetor.
“Nuk isha i ftuar te Kosova së fundmi. Shpresoj të ftohem në tetor”, tha Celina.
Ai nuk fshehu emocionet për triumfin e Kosovës ndaj Suedisë, një fitore që ka ngjallur entuziazëm dhe shpresë te tifozët dardanë.
“Jam shumë i gëzuar për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë”, theksoi mesfushori.
Megjithatë, Celina mbetet realist sa i përket rrugës së gjatë dhe të vështirë drejt Botërorit. Sipas tij, çdo gjë është e mundur në futboll, sidomos pas një fitoreje të madhe si ajo ndaj skandinavëve.
“Kualifikimi në Botëror nuk është i lehtë, por kurrë nuk i dihet. Do të jetë ndeshje e vështirë ajo kthyese në Suedi, por nëse mund të fitosh një herë ndaj Suedisë, pse të mos fitosh edhe në ndeshjen e dytë”, tha Celina.
Kosova aktualisht po mban gjallë ëndrrën e saj për një pjesëmarrje historike në Kampionatin Botëror, ndërsa rikthimi i lojtarëve me përvojë si Celina pritet të jetë një plus i madh për skuadrën në ndeshjet vendimtare që e presin. /GazetaExpress/
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...