Alejandro Garnacho u largua këtë verë nga Manchester United për t’iu bashkuar rivalëve të Premier League, Chelsea, në një marrëveshje prej 40 milionë paundësh.
21-vjeçari argjentinas, i cili ishte rritur si një prej talenteve më premtues në “Old Trafford”, deklaroi pas firmosjes me londinezët:
“Është një moment i jashtëzakonshëm për familjen time dhe për mua. Nuk mund të pres të nis aventurën. Të bashkohesh me kampionët e botës është diçka speciale – jemi ekipi më i mirë në botë! Unë gjithmonë e kam pëlqyer Chelsean dhe mendoj se kjo është një përshtatje natyrale.”
Chelsea e bëri Garnacho-n blerjen e pestë në sulm gjatë merkatos, pas transferimeve të Joao Pedro, Liam Delap, Estevao dhe Jamie Gittens.
United synoi Malick Fofana, por pa sukses
Pas largimit të Garnacho-s dhe lëndimit të Matheus Cunha-s, United u hodh në merkato për një zëvendësues dhe vendosi shënjestrën te talenti belg i Lyon-it, Malick Fofana.
Sipas Foot Mercato, Jorge Mendes u përpoq të ndërmjetësonte mes klubit anglez dhe babait të lojtarit, por sinjali pozitiv nuk erdhi kurrë. “Djajtë e Kuq” ishin gati të hapnin bisedimet, por Fofana refuzoi transferimin.
20-vjeçari ka qenë gjithashtu i lidhur me klube të tjera angleze si Everton, Nottingham Forest, Liverpool dhe Chelsea.
Forma e Fofana-s
Në këtë fillim sezoni (2025/26), Fofana ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në tri ndeshjet e para të Ligue 1. Sezonin e kaluar ai regjistroi pesë gola dhe katër asiste në 29 ndeshje të kampionatit, ndërsa në Europa League impresionoi me gjashtë gola dhe një asist në 10 paraqitje.
Manchester United do të rikthehet në fushë këtë fundjavë për supersfidën e Premier League kundër rivalëve lokalë të Manchester City. /GazetaExpress/
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...